Rregullat

Njoftimet duhet të bëhen në përputhje me rregullat dhe udhëzimet e ligjit të Organizatës për Mbrojte të Konsumatorëve dhe rregullat e tjera të Shqipërisë lidhur me konsumatorët.

Të gjitha shërbimet e njoftuara duhet të ofrohen në përputhje me rregullat dhe standardet e Shqipërisë.

Njoftimi juaj duhet të vendoset në kategorinë që e përshkruan më së miri produktin apo shërbimin tuaj. Ja disa gjëra që duhet t’i mbani në mend para se ta zgjidhni një kategori:

Njoftimi juaj mund të refuzohet nëse nuk është vendosur në kategorinë e duhur. Është e ndaluar që në një njoftim të vetëm të vendosni shumë artikuj që u përkasin kategorive të ndryshme. Ju duhet t’i ndani artikujt sipas kategorive të tyre të duhura.
Njoftimet duhet të njoftohen nën seksionin e duhur të llojit të njoftimit. Një lloj i njoftimit përshkruan nëse artikulli i njoftuar është për shitje, i dhënë për qera, për blerje apo për ta marr me qera.
Llojet e njoftimeve për qera janë në dispozicion në disa kategori. Nëse këto zgjidhje nuk janë në dispozicion, atëherë objekte që jepen me qera duhet të regjistrohen si “Ofroj” dhe objektet që kërkohen të merren me qera duhet të regjistrohen si “Kerkoj”.

Ju nuk mund të shtoni më shumë se një automjet ose pronë në një njoftim. Administratorët e Kerkoo posedonjë të drejtën e fshirjes së numrit të tepërt të automjeteve ose pronave nga lista.

Nuk ju lejohet të postoni më shumë se një njoftim për të njejtin produkt njëkohësisht. Njoftimet që kanë përmbajtje të njejtë konsiderohen si të dyfishuara dhe do të fshihen.

Linqet dhe rekomandimet Nuk ju lejohet të përfshini linqe të njoftimeve të tjera apo linqe të faqeve të tjera të ankandeve. Linqet lejohen vetëm në rast se ato referojnë specifikacionet e produktit ose shërbimit i cili gjendet në njoftim.

Fotografitë dhe videot Këto janë rregullat për ngarkimin e fotografive dhe videove:

Ato duhet të jenë në lidhje me produktin ose shërbimin që është në njoftim. Nuk lejohet përdorimi i fotografive në më shumë se një njoftim njëkohësisht. Për automjete, fotot apo videot duhet të jenë të automjetit aktual që është në njoftim. Ato nuk duhet të pëmbajnë logo, emra të kompanive, faqe të internetit, ose ndonjë informatë tjetër që mund të interpretohet në përgjithësi si marketing i biznesit.
Nuk ju lejohet të merrni fotografi ose video nga njoftimet e tjera pa lejen e njoftuesit.
Ato nuk duhet të përmbajnë material me të drejtë autoriale si fotografi nga filmat apo nga muzika e mbrojtur.